Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore
Më 21 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Sulltan Dobraj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë, znj. Leonora Kadriu, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Dr. Ariana Qosaj Mustafa, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës.
Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve të kuadrit ligjor mbi konceptet kryesore, kornizat normative vendore dhe ligjet që lidhen me Dhunën ndaj Grave (DhNG), Dhunën në Familje (DhF) dhe Dhunën me Bazë Gjinore (DhBGj).
Metodologjia e këtij trajnim përfshinë “Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, i cili mbulon Konventën e Stambollit dhe ligjet dhe politikat përkatëse vendore për DhNG, DhF dhe DhBGj. Gjithashtu, propozohet që pjesa tjetër e trajnimit të jetë me prezencë fizike për të ofruar tek pjesëmarrësit mundësi për të reflektuar se si t'i zbatojnë këto parime në praktikë në punën e tyre.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtaret nga Inspektorati Policor nga Kosova.

Postuar më: 21-04-2026