blog-post

Postuar më: 21-10-2025

Diskutim mbi Kompetencat, Sfidat dhe Mundësitë e Bashkëpunimit Ndërmjet Institucioneve

Me datë 21 tetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ – Projekti: Përkrahja e proceseve reformuese për integrimin e Kosovës në BE dhe ZIP - Zyra për Inspektorit të përgjithshëm, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar tryezën me temë “Diskutim mbi Kompetencat, Sfidat dhe Mundësitë e Bashkëpunimit Ndërmjet Institucioneve”.

Panelist i angazhuar në këtë tryezë është: z. Agron Bajrami, Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Qëllimi i kësaj tryeze është të krijojë një platformë efektive dialogu ndërmjet institucioneve përkatëse, me synim të rritjes së efikasitetit institucional dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të kësaj tryeze janë: Prokuror nga Niveli themelor nga të gjitha nivelet si dhe Inspektor qendrore.

Shpërndaje :