Dokumentet e besueshme si bazë juridike për caktimin e përmbarimit, shënimi i përmbarimit nga organi përmbarues dhe shpenzimet e përmbarimit
Më 04 Dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës është duke realizuar tryezën me temë “Dokumentet e besueshme si bazë juridike për caktimin e përmbarimit, shënimi i përmbarimit nga organi përmbarues dhe shpenzimet e përmbarimit”.
Panelist të angazhuar janë: z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Mejdi Reshani, Përmbarues Privat.
Qëllimi i kësaj tryeze është ngritja e kapaciteteve të kuadrit ligjor në fushën e procedurave të përmbarimit përmes sqarimit të bazave juridike dhe praktikave të zbatueshme.
Metodologjia e tryezës është zbatuar përmes metodave të ligjërimit teorik, praktik dhe të kombinuar si dhe përdorimi i rasteve hipotetike.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarë nga gjykata Komerciale dhe Themelore dhe përmbaruesit privat.

Postuar më: 04-12-2025