
Dorëzimi i shkresave gjyqësore
Më datë 07 prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Dorëzimi i shkresave gjyqësore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Skender Çoçaj - Gjyqtar i Gjykatës se Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me Udhëzuesin e KGJK për dorëzimin e shkresave, rregullat e përgjithshme, veprimet fillestare për dorëzimin e shkresave tek pala/marrësi i shkresës, veprimet procedurale të dorëzuesit gjatë dorëzimit të shkresës tek pala/marrësi i shkresës si dhe kthimi i shkresave në Gjykatë
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Dorëzues të gjykatave dhe vozitës.
Postuar më: 07-04-2025