Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë mirëpriti Ministrin e Drejtësisë së Maltës në një takim zyrtar
Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, priti në një takim zyrtar Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Maltës, z. Jonathan Attard, i shoqëruar nga Ambasadorja e Maltës në Kosovë, znj. Juliana Scerri Ferrante.
Gjatë takimit, z. Fejzullahu prezantoi rolin dhe funksionin e Akademisë së Drejtësisë në forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes ofrimit të programeve trajnuese cilësore, të përshtatura për nevojat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Ai vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë të Akademisë me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe aspiratat për inkuadrim në organizata ndërkombëtare që ofrojnë trajnime për gjyqtarë dhe prokurorë.
Palët shkëmbyen përvojat e tyre, duke shprehur zotimin për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e sfidave të përbashkëta. Diskutimi përfshiu edhe shkëmbimin e përvojave në avancimin e drejtësisë, zhvillimin e institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në përfundim, z. Fejzullahu falënderoi Ministrin Attard për vizitën e tij dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale në të ardhmen.
Postuar më: 20-09-2024