E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve
Me datë 11 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ne bashkëpunim me EULEX janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës se Apelit dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kontratat dhe interpretimin e tyre si dhe mbrojtjen gjyqësore ne kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të punës. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga Gjykatat e Kosovës - divizioni Civil.
Postuar më: 11-09-2024