E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve
Më datë 26 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën civile me temë “E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kontratat dhe interpretimin e tyre si dhe mbrojtjen gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës. Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjykatat nga të gjitha Regjionet e Kosovës

Postuar më: 26-10-2026