E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve
Me më datë 02 dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile me temë: “E drejta e Punës dhe e Drejta e Detyrimeve”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës se Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kontratat dhe interpretimin e tyre, si dhe mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës, sipas Ligjit të Punës
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga gjitha gjykatat e Kosovës -Divizioni Civil, zyrtarë nga Agjensioni për Ndihme Juridike Falas dhe zyrtarë nga OJQ.

Postuar më: 02-12-2025