blog-post

Postuar më: 01-12-2025

E drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore

Me datë 01 dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile, me temë “ E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta Pronësore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi dhe z. Zenel Leku, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me të drejtën trashëgimore dhe te drejtën pronësore.

Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil, zyrtarë nga Agjensioni për Ndihme Juridike Falas dhe zyrtarë nga OJQ.

Shpërndaje :