E drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore
Me datë 13 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile, me temë “ E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta Pronësore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Albert Zogaj dhe z. Zenel Leku, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore për të drejtën trashëgimore dhe të drejtën pronësore.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

Postuar më: 13-07-2026