blog-post

Postuar më: 13-09-2024

E drejta familjare dhe dhuna ne familje

Më me date 13 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë ne bashkëpunim me EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “E drejta familjare dhe dhuna ne familje”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, kryetar i Gjykatës se Apelit dhe z. Faton Ademi gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur Martesën, zgjidhjen e martesës, procedura e zgjidhjes së kontesteve martesore, masat e përkohshme, mjetet e goditjes në këto konteste, Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare si dhe Dhuna ne familje- ndryshimet sipas Ligjit te ri. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës.

Shpërndaje :