E drejta familjare dhe dhuna ne familje
Me datë 04 dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile, me temë: “E drejta Familjare dhe Dhuna në Familje”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me martesën, zgjidhjen e martesës, procedura e zgjidhjes së kontesteve martesore, masat e përkohshme, mjetet e goditjes në këto konteste, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare si dhe dhuna ne familje- ndryshimet sipas Ligjit të ri.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: : Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga të gjitha gjykatat e Kosovës së divizionit Civil, zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas dhe zyrtarë nga OJQ.

Postuar më: 04-12-2025