E drejta familjare dhe dhuna ne familje
Me datë 16 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile, me temë: “E drejta Familjare dhe Dhuna në Familje”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e aftësive profesionale të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore lidhur me martesën, zgjidhjen e martesës, procedurën e zgjidhjes së kontesteve martesore, masat e përkohshme, mjetet e goditjes në këto konteste, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare si dhe dhuna ne familje- ndryshimet sipas Ligjit të ri.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga të gjitha gjykatat e Kosovës së divizionit Civil.

Postuar më: 16-07-2026