
E drejta kontraktuese, kontratat e ndërtimit
Më 18 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID – Drejtësinë Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “E drejta kontraktuese, kontratat e ndërtimit”.
Trajnues i angazhuar është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në çështjet lidhur me Kontratën për ndërtimin si një nga kontratat me komplekse në të drejtën kontraktuese - ekonomike.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktik,
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtoret profesional të Gjykatës Komerciale.
Postuar më: 18-10-2024