
Ekstremizmi i dhunshëm, format e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit
Më 13-16 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim dhe mbështetje të Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Ekstremizmi i dhunshëm, format e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Naim Abazi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, z. Mensur Hoti, Drejtor i Departamentit për Siguri Publike MPB, z. Fatos Makolli, Drejtor në Divizionin për hetimin e Krimit, Policia e Kosovës dhe z. Nexhdet Haxhaj, Drejtor i Hetimeve në Drejtorinë Kundër Terrorizmit, Policia e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth trajtimit të kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit mbi format dhe shpërfaqjen e ekstremizmit religjioz dhe atij të djathtë, hetimin ndërkombëtar të rasteve të terrorizmit dhe rolin e Prokurorisë në adresimin e këtyre rasteve.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorë nga Prokuroria e Apelit, prokurorë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor.
Postuar më: 14-04-2025