Empatia ndaj viktimave, udhëzimet dhe përgjegjësitë për zbatimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale
Më 08 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me INTEGRA, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin “Empatia ndaj viktimave, udhëzimet dhe përgjegjësitë për zbatimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Milena Djerić, gjyqtare e Gjykatës Supreme dhe znj. Albina Shabani Rama, gjyqtare e Gjykatës së Apelit.
Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve që Drejtësia Tranzicionale është një proces afatgjatë që synon krijimin e një kulture llogaridhënieje dhe sundimi të ligjit. Drejtësia tranzicionale ("DT") bazohet në respektimin e të drejtave individuale dhe kolektive për të vërtetën, qasjen në drejtësi dhe adresimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut.
Metodologjia e këtij trajnim do të realizohet përmes prezantimit interaktive, diskutimeve punës ne grupe dhe rastet studimore, Role-play, video dhe materiale multimediale për ilustrimin e koncepteve, pyetje dhe përgjigje për sqarimin e çështjeve të ndryshme.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe Themelore.

Postuar më: 08-05-2026