blog-post

Postuar më: 03-06-2026

Etika dhe sjellja profesionale për gjyqtarë

Më 3 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Etika dhe sjellja profesionale për gjyqtarë ”.

Trajnues i angazhuar: z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe znj. Teuta Ibrahimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për rregullat bazë të etikës gjyqësore sipas Kodit të Etikës

Gjatë trajnimit u përdorën metoda të kombinuara të shpjegimit, duke zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim të çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e të gjitha niveleve.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :