blog-post

Postuar më: 07-07-2026

Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi

Me datë 07.07.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë:

    1. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë
    1. Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazat e procedurës penale aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 i Procedurës Penale.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :