Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi
Me datë 30.07.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim: Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazat e procedurës penale, aktakuzën, shqyrtimin gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 i Procedurës Penale.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 30-07-2026