blog-post

Postuar më: 28-09-2026

Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi

Më me datë 28 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “ Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit” Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore dhe z. Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazat e procedurës penale aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas Kodit Nr. 08/L-032 i Procedurës Penale. Metodologjia e trajnimit: Kombinim i shpjegimit teorik dhe diskutime interaktive Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :