blog-post

Postuar më: 25-09-2024

Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit

Më me date 25 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Gjakovë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Fazat e procedurës penale Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 i Procedurës Penale.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë, zyrtar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas si dhe zyrtar nga OJQ.

Shpërndaje :