blog-post

Postuar më: 23-10-2024

Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit

Me date 23 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Gjakovë dhe z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Fazat e procedurës penale Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 i Procedurës Penale .

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës

  • gallery

Shpërndaje :