Fillimi Zyrtar i Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e dymbëdhjetë
Po ndodh tani
Fillimi Zyrtar i Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e dymbëdhjetë
Me 6 shtator 2024, nisi një kapitull i ri për drejtësinë në Kosovë me fillimin e Trajnimit Fillestar për gjeneratën e dymbëdhjetë të gjyqtarëve të sapo emëruar.
Tani, 32 gjyqtarë të rinj janë gati të përballen me sfidat e reja dhe të përgatiten për t'i shërbyer vendit me drejtësi dhe integritet.
Ceremonia u hap nga Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, i cili uroi ngrohtësisht gjyqtarët për emërimin e tyre dhe nënvizoi rëndësinë jetike të trajnimit që do të ndjekin për të forcuar aftësitë dhe njohuritë e tyre. Duke folur për angazhimin që kërkon roli i gjyqtarit, ai theksoi se ky trajnim është baza e suksesit të tyre në karrierën gjyqësore.
Fjalë të fuqishme u ndanë edhe nga Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Rexhepi, i cili i përgëzoi gjyqtarët e rinj, duke i paralajmëruar se përpara kanë një udhëtim plot sfida, por njëkohësisht i rëndësishëm për të garantuar drejtësi dhe rend në vend.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, z. Albert Zogaj, gjithashtu i falënderoi të të sapoemëruarit duke kërkuar përkushtimin maksimal nga ana e gjyqtarëve të rinj. Kryesuesi i KGJK-së gjithashtu garantoi përkrahjen e KGJK-së në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Ky trajnim shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe për gjyqtarët e rinj, të cilët tani kanë mundësinë të lënë gjurmë pozitive në sistemin e drejtësisë.
**Akademia e Drejtësisë uron suksese të gjithë gjyqtarëve të sapoemëruar në këtë fazë të re dhe të rëndësishme të karrierës së tyre!
Postuar më: 06-09-2024