blog-post

Postuar më: 20-05-2026

Fillimi Zyrtar i Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e pesëmbëdhjetë)

Bazuar në legjislacionin në fuqi, pas dekretimit të gjyqtarëve të rinj, Akademia e Drejtësisë ka filluar zyrtarisht Trajnimin Fillestar për gjeneratën XV.

Në hapjen e programit, znj. Agnesa Beka, Drejtoreshë e Departamentit të Programeve Trajnuese në Akademinë e Drejtësisë, uroi gjyqtarët për detyrën e re dhe theksoi rëndësinë e trajnimit fillestar për avancimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit.

Në ceremoninë e fillimit zyrtar të Programit Fillestar, z. Artan Abazi, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kërkoi nga gjyqtarët e sapoemëruar që të tregojnë përkushtim dhe angazhim maksimal gjatë këtij procesi të rëndësishëm profesional. Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin dhe efikasitetin e Akademisë së Drejtësisë në organizimin e këtij trajnimi.

Ndërkaq, znj. Valmira Pefqeli, Udhëheqëse e Programit Fillestar, njoftoi gjyqtarët e sapoemëruar lidhur me metodologjinë dhe mënyrën e zhvillimit të trajnimit fillestar. Trajnimin fillestar do ta ndjekin 18 gjyqtarë të sapoemëruar, prej të cilëve dy janë nga komuniteti serb.

Akademia e Drejtësisë u uron suksese të gjithë gjyqtarëve të sapoemëruar në këtë fazë të re dhe të rëndësishme të karrierës së tyre.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :