blog-post

Postuar më: 15-01-2025

Fillimi Zyrtar i Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e njëmbëdhjetë)

Me 15 janar 2025, Akademia e Drejtësisë ka filluar trajnimin fillestar për gjeneratën e njëmbëdhjetë të prokurorëve të sapo emëruar.

Emërimi i 24 prokurorëve të rinj shënon një moment kyç në forcimin e sistemit të drejtësisë i cili është një hap i rëndësishëm në angazhimin për të përballuar sfidat që lidhen me zbatimin e ligjit dhe shërbimit të vendit me drejtësi dhe integritet.

Ceremonia u hap nga Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, i cili uroi ngrohtësisht prokurorët për emërimin e tyre dhe nënvizoi rëndësinë jetike të trajnimit që do të ndjekin për të forcuar aftësitë dhe njohuritë e tyre. Duke folur për angazhimin që kërkon roli i i prokurorit, ai theksoi se ky trajnim është baza e suksesit të tyre në karrierë, ndërsa objektivi i tij kryesorë është ofrimi i praktikës dhe ndërtimi i kapaciteteve si për prokurorë ashtu edhe për gjyqtarë të rinj.

Në përfundim të fjalimit të tij z. Fejzullahu uroi që ky rrugëtim i prokurorëve të rinj të jetë vlerë e shtuar për sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Akademia e Drejtësisë uron suksese të gjithë prokurorëve të sapoemëruar në këtë fazë të re dhe të rëndësishme të karrierës së tyre!

Shpërndaje :