blog-post

Postuar më: 12-09-2024

Gjykimi i rasteve me armë të zjarrit, Vështrim i kërcënimeve të reja dhe kompleksitetet ligjore

Më 12-13 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me United Nations Office on Drugs and Crime UNDOC, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Gjykimi i rasteve me armë të zjarrit, Vështrim i kërcënimeve të reja dhe kompleksitetet ligjore”.

Panelist të angazhuar janë: znj. Sebahate Sinani, prokurore në Prokurorinë e Apelit dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Me një fjalë hyrëse tryezën e filloi Drejtori Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu i cili theksoi edhe një herë rëndësinë e kësaj tryeze duke i falënderuar kështu panelistët në bashkëpunimin dhe ofrimin e angazhimit të tyre dhe pjesëmarrësit.

Në linjë direkte përmes platformës Zoom ishte edhe z. Diman Dimov, i cili falenderoi Akademinë e Drejtësisë për bashkëpunimin dhe realizimin e kësaj tryeze, duke shpresuar edhe në bashkëpunimet e tjera të rradhës.

Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrëve lidhur me armët e zjarrit, duke u fokusuar në kontekstin në të cilin armët e zjarrit prezantohen në rastet ligjore.

Metodologjia e tryezës është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga Niveli Themelore.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :