blog-post

Postuar më: 12-05-2026

Gjykimi në mungesë

Gjykimi në Mungesë

Më 12 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Gjykimi në Mungesë”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim: z. Agim Maliqi, gjyqtar në gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që gjykimi në mungesë është inkorporuar për shkak të vështirësive të shpeshta për sigurimin e pranisë së të pandehurit, çka në disa raste ka çuar deri në parashkrimin e ndjekjes penale. Në raste të tjera, të pandehurit janë shmangur me qëllim nga drejtësia, sidomos kur bëhet fjalë për veprat penale të gjenocidit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, vepra të tjera që nuk parashkruhen sipas të drejtës ndërkombëtare, si dhe për veprën e vrasjes së rëndë.

Metodologjia e trajnimit do të përdoren metoda të kombinuara trajnuese, diskutime interaktive, raste praktike, punë në grupe, analizë e vendimeve të GJEDNJ-së.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :