
Hetimet financiare, shpëlarja e parave dhe veprat tjera të krimit të organizuar
Më 04-05 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Hetimet financiare, shpëlarja e parave dhe veprat tjera të krimit të organizuar”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit, z. Kujtim Munishi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Arton Hajdari, analist i Inteligjencës Financiare.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në elementet e veprës penale të pastrimit të parasë, duke përfshirë hetimin dhe gjykimin si dhe praktikën gjyqësore e posaçërisht në praktikën e vendeve evropiane. Metodologjia e trajnimit është diskutimi interaktiv, prezantimi i rasteve nga praktika gjyqësore e Kosovës rasteve studimi nga praktika gjyqësore e GJEDNJ. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit Special, Prokuroret nga PSRK, Prokurorë nga DKR, gjyqtare nga DKR, (përfituesit e ndryshëm në dy tryezat e planifikuara), Hetuesit Policor.
Postuar më: 04-03-2025