blog-post

Postuar më: 25-02-2026

Hetimi dhe Adresimi i Rasteve të Shkeljes së të Drejtave të Punës

Më 24-25 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë me Projektin e BE-së, "Të Drejtat e Punës për të Gjithë", zbatuar nga ATRC, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Hetimi dhe adresimi i rasteve të shkeljes së të drejtave të punës”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Admir Shala, Prokuror në Prokurorin Speciale, dhe z. Naim Abazi, Prokuror në Prokurorin Speciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i kapaciteteve të prokurorëve dhe inspektorëve për hetimin dhe ndjekjen efektive të shkeljeve të të drejtave të punës, në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane.

Trajnimi synon gjithashtu përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e qasjes në drejtësi për punëtorët përmes praktikave më të mira hetimore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: prokurorë nga Prokuroria Apelit, prokurorë nga prokuroritë themelore të Kosovës, përfaqësues nga Inspektorati i Punës dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës .

  • gallery

Shpërndaje :