blog-post

Postuar më: 05-11-2025

Hetimi dhe ndjekja e krimeve ekonomike

Më 04-05 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Hetimi dhe ndjekja e krimeve ekonomike”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Rafet Halimi, Prokuror Special në Prokurorinë Speciale, z. Emanuele Marchisio, Prokuror Italian, z. Maurizio Varanese, Hetues policie dhe z. Marcello Mastino, Hetues policie.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarime të detajuara për forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe hetuesve në ndjekjen penale të krimeve ekonomike përmes zbatimit të hetimeve financiare dhe trajtimit të tyre si vepra penale që shpesh mund të kategorizohen si krim i organizuar.

Metodologjia e trajnimit e kombinuar me shpjegime dhe diskutimit të çështjeve konkrete që kanë të bëjnë me keto vepra penale. Në këtë drejtim, do të ketë diskutime interaktive dhe elaborim të rasteve nga praktika gjyqësore, punë në grupe, simulimet e ndryshme etj.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët, Hetues nga Inspektorati Policor dhe hetues nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :