blog-post

Postuar më: 28-04-2026

Hetimi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës

Më 28-29 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Hetimi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ilir Morina, Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Kosovës. z. Atdhe Dema, Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi synon të rrisë kapacitetet profesionale të pjesëmarrësve përmes analizës së rasteve praktike vendore dhe ndërkombëtare të krimeve të luftës, mbi bazën e mangësive të identifikuara në praktikë, përfshirë edhe rastet që kanë marrë epilog gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga niveli themelore, prokurorë nga niveli themelore, Prokuroria e Apelit, hetues dhe mbikqyës nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :