Hulumtimi, shkrimi dhe arsyetimi ligjor në fushën komerciale
Më 07-08 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID-it “Drejtësia Komerciale” në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Hulumtimi, shkrimi dhe arsyetimi ligjor në fushën komerciale”.
Trajnues i angazhuar është: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale lidhur me hulumtimin ligjor, shqyrtimin gjyqësor dhe hartimin e vendimeve gjyqësore në fushën komerciale.
Metodologjia e trajnimit është diskutim teorik dhe praktik për metodat e analizës ligjore në rastet konkrete, prezantim i rasteve komerciale dhe diskutime për mënyrën e vendosjes së supozuar meritore për rastet konkrete.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.
Postuar më: 07-03-2024