IA dhe Sektori i Drejtësisë në Kornizën e Rregullativës së BE-së
Më 29-30 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EIPA, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar Konferencën online me temë “ IA dhe Sektori i Drejtësisë në Kornizën e Rregullativës së BE-së (I) çështjet civile”. Trajnues të angazhuar janë: Dr. Cristina M. Mariottini, z. Nishat Hyder-Rahman, z. Jeoffrey Vigneron Qëllimi i kësaj tryeze është t'u ofrojë pjesëmarrësve një kuptim të thellë të rolit dhe ndikimit të inteligjencës artificiale në sektorin e drejtësisë. Do të shqyrtojë dimensionet ligjore, etike dhe teknologjike të IA, me fokus në Aktin e BE-së për IA, konsideratat e të drejtave të njeriut, procesin e rregullt ligjor dhe përdorimin e përgjegjshëm të sistemeve të IA-së me rrezik të lartë në drejtësinë civile dhe penale. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga niveli themelor – Departamenti civil nga Kosova, si dhe gjyqtar ndërkombëtar nga vende të ndryshme.

Postuar më: 29-09-2026