blog-post

Postuar më: 12-05-2025

Implikimet Praktike të Ligjit për Shoqëritë Tregtare

Më 12-13 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Implikimet Praktike të Ligjit për Shoqëritë Tregtare”.

Trajnues i angazhuar është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e qeverisjes korporative, strukturat e kapitalit dhe të aksionarëve si dhe bashkimet, ndarjet, dhe qarkullimi i korporatës.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.

Shpërndaje :