blog-post

Postuar më: 23-06-2026

Intervistimi i palëve, qasja ndaj viktimave dhe dëshmitarëve okular, gjetja e provave, përgatitja e palëve në procedurë për paraqitje para gjykatës

Më 23 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Intervistimi i palëve, qasja ndaj viktimave dhe dëshmitarëve okular, gjetja e provave, përgatitja e palëve në procedurë për paraqitje para gjykatës”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me intervistimin e palëve, viktimave dhe dëshmitarëve në procedurën penale, sigurimin e provave të ligjshme dhe trajtimin e dëshmitarëve bashkëpunues. Trajnimi synon gjithashtu forcimin e qasjes profesionale ndaj viktimave të krimit dhe zbatimin e standardeve ligjore përmes analizës së rasteve praktike dhe shkëmbimit të përvojave.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: gjyqtarë, hetuesit policor dhe inspektor nga Inspetorati Policor.

  • gallery

Shpërndaje :