blog-post

Postuar më: 24-02-2026

Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut - Raste me ekspertiza të Gjykatës së Strasburgut

Më 24 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me KE/ Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , është duke realizuar trajnimin me temë “Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut - Raste me ekspertiza të Gjykatës së Strasburgut”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë : z. Bashkim Hyseni, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe Donikë Qerimi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i shkathtësive të pjesëmarrësve në gjetjen dhe hulumtimin e rasteve dhe dokumenteve në HIDOC si dhe përdorimi i udhëzuesve të GJEDNJ. Trajnimi synon unifikimin e praktikës gjyqësore dhe garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe KEDNJ-në.

Zhvillimi i metodologjisë së trajnimit është hulumtimi i Jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut dhe përfshirja e prezantimeve dhe diskutimeve me raste konkrete nga GJEDNJ, me përfshirjen edhe të pjesëmarrësve, me qasje në mjetet e kërkimit (search engines) të platformave si HUDOC, si dhe përdorimi praktik i Udhëzuesve të GJEDNJ.

Trajnimi përfshinë edhe ushtrime praktike të gjetjes, referimit dhe citimit të rasteve të GJEDNJ në harmoni me standardet e shkrimit ligjor.

Përfitues janë: Gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga niveli themelor dhe i apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Prokuroria e Apelit.

  • gallery

Shpërndaje :