blog-post

Postuar më: 02-06-2026

Konferenca Ndërkombëtare “Programet Efektive për Kryesit e Dhunës në Përputhje me Standardet Evropiane

2 dhe 3 qershor 2025

Me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës, përfaqësues nga institucionet e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Budapest me temën:

“Programet Efektive për Kryesit e Dhunës në Përputhshmëri me Standardet Evropiane”

Në këtë konferencë dyditore, profesionistë nga radhët e hulumtuesve, psikologëve dhe ekspertëve të Rrjetit Evropian për Programe për Kryesit e Dhunës diskutuan për rolin e këtyre programeve për kryerësit e dhunës, duke promovuar një qasje shumë institucionale të përqendruar te viktima.

Qëllimi i kësaj konference ishte lidhja e politikave dhe praktikës si dhe bashkëpunimit për programe më me ndikim dhe më efektive për kryesit e dhunës në familje.

Po ashtu gjatë konferencës u mbajtën katër punëtori të veçanta, të cilat kishin në fokus bashkëpunimin me organizatat e grave, sigurimin e shërbimeve për viktimat si masë kyçe e sigurisë dhe rrugët e referimit dhe komunikimit ndërinstitucional

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :