Konferencë: Dhuna në Familje sipas Legjislacionit Francez
Prishtinë, 24 tetor 2024 – Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizoi konferencë të rëndësishme mbi "Trajtimin e dhunës në familje sipas legjislacionit Francez".
Konferenca u nderua me praninë e Ambasadorit të Francës në Kosovë z. Olivier Guerot, , znj. Albulena Haxhiu, Ministres së Drejtësisë së Kosovës, Stéphanie Fernandez, prokurore në Mulhouse të Francës dhe Frédérique Dubost, Gjyqtare Ndërlidhëse nga Franca, gjyqtarë, prokurore, policia e Kosovës dhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare që merren me dhunën në familje.
Ambasadori i Francës, z. Olivier Guerot, dhe Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, theksuan angazhimin për të adresuar dhunën në familje dhe për të mbrojtur të drejtat e grave. Prokurorja Stéphanie Fernandez dhe Gjyqtarja Ndërlidhëse Frédérique Dubost ndanë ekspertizën e tyre për të përmirësuar qasjen ligjore në këtë fushë. Gjatë konferencës, u diskutua rëndësia e mekanizmave të rinj për identifikimin e viktimave dhe ndëshkimin e kryesve të dhunës.
Ky eveniment shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në avancimin e mbrojtjes së të drejtave të grave në Kosovë.
Postuar më: 23-10-2024