blog-post

Postuar më: 23-04-2026

Konferencë Ndërkombëtare - Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Trajnimit të Gjyqtarëve dhe prokurorëve

Hapja e rrugës për trajnim të detyrueshëm mbi barazinë gjinore për gjyqtarët dhe prokurorët në Evropë

Me ftesë të Drejtorisë për të Drejtat e Barabarta dhe Dinjitetit, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu dhe znj. Melihate Rama, Udhëheqëse e Divizionit për Trajnim të Vazhdueshëm, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Trajnimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

Ky event organizohet në kuadër të aktivitetit: “Qasja e grave në drejtësi në Ballkanin Perëndimor” dhe projektit “Qasja e grave në drejtësi: zbatimi i standardeve të Këshillit të Evropës për barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave”, të cilat janë pjesë e programeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Instrumentit horizontal III për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe “Partneritetit për Qeverisje të Mirë”.

Konferenca zhvillohet në kuadër të iniciativave rajonale që synojnë përmirësimin e qasjes së grave në drejtësi, përmes zbatimit të standardeve evropiane për barazinë gjinore dhe luftimin e dhunës ndaj grave.

🔹 Fokus kryesor i diskutimeve: • Forcimi i kapaciteteve të institucioneve të trajnimit gjyqësor • Zhvillimi i programeve të detyrueshme dhe të ndjeshme ndaj gjinisë • Shkëmbimi i praktikave më të mira në nivel rajonal dhe evropian • Nxitja e metodave inovative si mentorimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional • Mbështetja e reformave në kuadër të integrimit evropian

Ky aktivitet thekson rolin kyç të trajnimit profesional në ndërtimin e një sistemi drejtësie më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të grave.

  • gallery

Shpërndaje :