Konferencë "Roli i gjyqësorit në mbrojtjen e lirisë së medias dhe luftimin e padive SLAPP"
Me datë 17 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – projekti PRO – FREX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar Konferencën "Roli i gjyqësorit në mbrojtjen e lirisë së medias dhe luftimin e padive SLAPP". Punëtoria po moderohet nga z. Tankut Soykan – Zëvendësshef në Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Në fjalën hyrëse prezantuan z. Enver Fejzullahu, Drejtor në Akademinë e Drejtësisë, znj. Albina Shabani Rama, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Xhemajl Rexha - Kryetar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku vlerësuan lartë rëndësinë e padive SLAPP, njëherit falënderuan organizatorët për realizimin e kësaj Konference.
Prezantimi i fushatës “Gazetarët kanë rëndësi” filloi me znj. Flutura Kusari - Konsulente, Këshilli i Evropës, tutje për Përvoja me dhunë fizike dhe online, prezantoi znj. Adelina Ahmeti - Gazetare - kallxo.com.
Punëtoria po realizohet përmes paneleve, në panelin e parë në Diskutimin e Rolit të sistemit gjyqësor në mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve prezantuan:
- Dren Rogova - Gjyqtar, Gjykata Komerciale
- Habibe Statovci Salihi - Prokurore, Prokuroria Speciale
- Arrita Rezniqi - Aktiviste e Shoqërisë Civile, Instituti i Kosovës për Drejtësi
Në panelin e dytë për Zbatimin e standardeve të Këshillit të Evropës në nivel lokal prezantuan:
- Faton Ademi - Gjyqtar, Gjykata e Apelit
- Baki Kelani - Zëdhënës, Policia e Kosovës
- Flutura Kusari - Konsulente, Këshilli i Evropës
Qëllimi i kësaj Konference për mbrojtjen e lirisë së medias është thelbësore në mbrojtjen e demokracisë, transparencës dhe të drejtës për informim në luftimin e padive SLAPP. Pjesëmarrës të kësaj konference janë: gjyqtarë, prokuror, gazetar dhe nga shoqëritë civile.
Postuar më: 17-06-2025