blog-post

Postuar më: 27-05-2025

Kontestet e punës - Ligji për Nëpunësit Civil

Më 27 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Kontestet e punës - Ligji për Nëpunësit Civil”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës dhe z. Lulzim Aliaj, ekspert në fushën Administrative.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për procedurën që zhvillohet dhe mbrojtjen gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës me përqendrim tek nëpunësit-shërbyesit civil të Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjonet e Kosovës.

Shpërndaje :