Kontestet e punës sipas Ligjit për Zyrtarët Publik
Më 13 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GLPS) është duke realizuar trajnimin me temë: “Kontestet e punës sipas Ligjit për Zyrtarët Publik”. Trajnimi mbështetet nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) në kuadër të projektit “Human Rightivism” të financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe implementuar nga fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi dhe z. Faton Ademi, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore për shërbyesit civil, për procedurën që zhvillohet dhe mbrojtjen gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës me përqendrim tek nënpunësit - shërbyesit civil të Republikës së Kosovës.
Metodologjia e trajnimit u zhvillua përmes ligjërimit, diskutimeve interaktive, analizë kritike të dispozitave ligjore dhe rasteve nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga niveli themelor nga të gjitha regjionet, zyrtarë dhe Inspektorati Policor – IPK, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme – Divizioni për menaxhimin e Zyrtarëve publik - DMZP.

Postuar më: 13-05-2026