blog-post

Postuar më: 11-06-2025

Kontrata e Kredisë

Më 11 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Kontrata e Kredisë”.

Trajnues i angazhuar është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë më kamatën e kontraktuar dhe kamatëvonesën dhe rregullimi saj me Ligjin e ri për marrëdhëniet e detyrimeve, shkëputjen e kontratës nga kredi dhënësi dhe nga kredi marrësi dhe pasojat e shkëputjes së kontratës.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.

Shpërndaje :