blog-post

Postuar më: 25-06-2026

Kontrata e Kredisë

Më 25 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Kontrata e Kredisë”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi do të shërbejë per njohuri të veçanta gjatë zbatimit dhe interpretimit të dispozitave kontraktuese andaj kërkohen njohuri të posaçme, jo vetëm juridike por edhe nga fushat që mbulojnë këto kontrata.

Metodologjia e trajnimit është trajtim teorik të kontratave specifike, prezantim i rasteve hipotetike dhe rasteve konkrete nga praktika gjyqësore, të gjitha këto që të jepen përgjigje dilemave dhe paqartësive të cilat lindin në praktikën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

Shpërndaje :