Kontrata e Ndërtimit
Më 08 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Kontrata e Ndërtimit”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale.
Trajnimi ka për qëllim të avancojnë njohuritë për specifikat e kontratës së ndërtimit, inxhinjeringut dhe kontratave publike në zbatimin e drejtë të Konventës Ndërkombëtare për Shitjen e Mallrave, në raportet afariste me element të huaj. Zbatimin e drejtë në procedurat ligjore në mbrojtjen e të drejtave të palëve afariste, në kontestet që rrjedhin nga mos përmbushja e këtyre kontratave.
Gjatë trajnimit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, duke zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim të çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale dhe bashkëpunëtorët profesional.

Postuar më: 08-10-2026