blog-post

Postuar më: 23-06-2026

Kontrata e Sigurimit dhe Kompensimi i Dëmit

Më 23 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Kontrata e Sigurimit dhe Kompensimi i Dëmit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale dhe znj. Njomëza Zejnullahu Ahmeti, eksperte.

Qëllimi i këtij trajnimi do të jetë sigurimi i detyrueshëm nga auto përgjegjësia duke përfshirë: mënyrat e trajtimit të dëmit, kompensimi i dëmit, bazat e përgjegjësisë dhe regresimi në rastet e sigurimeve “kasko”, llojet tjera të sigurimit vullnetar, si: sigurimi i pasurisë, sigurimi ekzekutimit të garancionit, sigurimi ekzekutimit të kontratës, etj.

Metodologjia e trajnimit do të aplikohet metodologji interaktive, diskutim, prezantim i rasteve konkrete nga praktika gjyqësore dhe diskutime për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

  • gallery

Shpërndaje :