blog-post

Postuar më: 15-05-2025

Kontratat në Ekonomi

Më 15 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Kontratat në Ekonomi”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e kuptimit dhe llojit të kontratve në ekonomi, punët bankare dhe siguruese dhe specifikat e tyre.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.

Shpërndaje :