blog-post

Postuar më: 26-03-2026

Kontrolli gjyqësor i diskrecionit administrativ

Më 26 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Kontrolli gjyqësor i diskrecionit administrativ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është roli dhe rëndësia e kontrollit gjyqësor të diskrecionit administrativ, si dhe të sigurohet zbatimi i drejtë dhe i njëtrajtshëm i dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative, në fuqi nga janari i vitit 2025. Trajnimi synon gjithashtu të sqarojë kufijtë e shqyrtimit gjyqësor të vendimeve administrative dhe mënyrën e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve dhe veprimeve administrative nga gjykatat.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Komerciale dhe nga niveli themelor, si dhe bashkëpuntorë profesional nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli themelor.

Shpërndaje :