Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare
Më 19-20 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/UPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar tryezën me temë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Panelist të angazhuar janë: z. William Gullotta, prokuror Federal, Sektori për Integritet Publik, z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe znj. Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrëve lidhur me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dashja dhe qëllimi kriminal si element i veprës penale të korrupsionit.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive, duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, Prokuror nga Prokuroria e Apelit, PSRK, Prokuroritë Themelore dhe hetues nga Policia e Kosovës.
Postuar më: 19-09-2024