blog-post

Postuar më: 18-06-2024

Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare; ngrirja e aseteve dhe konfiskimi - Mentorim për Bashkëpunëtor Profesional

Më 18-19 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativën për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare; ngrirja e aseteve dhe konfiskimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Nigel Povoas KC dhe znj. Gabriele Watts, ekspertë ndërkombëtar.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zhvillimin e aftësive të avokimit dhe diskutim rreth veprave kryesore të ryshfetit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, si dhe luajtjen e roleve në seancat e mentorimit rreth marrjes në pyetje që do të zhvillohen gjatë gjithë trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :